• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Zayn i çudit të gjithë: Nuk flas me asnjë nga djemtë e ‘One Direction’

Në një intervistë të dhënë së fundmi për ‘British Vogue’, Zayn Malik ka zbuluar se nuk ka asnjë lloj kontakti me ish-miqtë e ‘One Direction’. Këngëtari ka pranuar se gjërat mes tyre nuk janë si në fillim që në momentin kur ai u largua nga grupi në vitin 2015-të. “Për të qenë i sinqertë unë nuk flas me asnjë nga ata prej një kohe të gjatë”, – ka thënë Malik në intervistën e ‘British Vogue’. Pavarësisht se nuk ka komunikim me ta, Zayn ka shtuar se kjo mund të ketë ardhur prej karakterit të tij, sepse nuk i pëlqen të ketë marrëdhënie të afërta me shumë njerëz. Shpesh është përfolur për një ribashkim të grupit, por nëse kjo do të ndodh është e sigurt që Zayn nuk do të jetë më pjesë e tij. /revistawho.com