Adelina Ismaili u bë nënë tre ditë më parë. Ajo u bekua me një djalë, Uliks emrin e të cilit çifti e zbuluan ekskluzivisht për Revista Who. Por të lumtur për ardhjen në jetë të vogëlushit nuk janë vetëm Adelina dhe Vali. Zanfina gjithashtu po përjeton ndjenjën e të qenit teze. Në një postim në Insta Story për Uliksin, ajo ka zbuluar edhe një detaj për veten. “Tezja ime është single. Pyesni prindërit e mi për detajet”, -shkruhet në një veshje bebesh duke zbuluar kështu që Zanfina nuk është në një lidhje./revistawho.com