• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Zamira Kita prezanton publikisht vajzën dhe tregon depresionin që ka kaluar pas lindjes së saj

Zamira Kita është një ndër aktoret profesioniste më jetëgjata në teatrin shqiptar. Në daljet e saj televizive e kemi dëgjuar gjithmonë të flasë me pasion të madh për punën si aktore, por shumë pak dimë mbi jetën e saj private. Ditën e sotme Zamira ishte e ftuar në emisionin “Rudina” dhe aty prezantoi për herë të parë vajzën e saj 15-vjeçare, Enirën.

Zamira ka treguar se lidhja dhe martesa me bashkëshortin e saj nuk e kanë qenë dhe aq e lehtë, sepse ai është më i vogël në moshë dhe mentaliteti ishte shumë i fortë. Megjithatë dashuria e tyre triumfoi dhe dy aktorët u bënë prindër të një vajze. Por edhe pas lindjes së vajzës gjërat nuk kanë qenë aspak të lehta për Zamirën, ajo ka treguar se menjëherë pas lindjes ka kaluar depresion dhe e kishte pasur shumë të vështirë deri sa të merrte sërish veten.

“Nuk e kam thënë ndonjëherë, por pas lindjes, unë kam kaluar një depresion shumë të rëndë, ka qenë shumë i vështirë për mua, gati 40 ditë. Ka qenë shqetësim shumë i madh, për mua dhe për familjen e Benit, për ne të dy. Na u duk një periudhë pa zgjidhje, më dukej sikur do të çmendesha përfundimisht, sikur s’do ta rrisja dot vajzën, ose do të vdisja. Ishte depresion. Kam shkuar në shumë mjekë, por fatmirësisht, Zoti më dha Enirën të urtë, sepse nuk di si do kisha reaguar. Që në atë periudhë filloi tërheqja nga teatri, u mbylla në vetvete. Pas 40 ditësh më kaloi depresioni dhe aty kuptova që kisha sjellë në jetë një fëmijë që e kisha aq shumë të dëshiruar.”, – ka treguar aktorja. /revistawho.com