• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Ylli Limani tregon pengun më të madh nga ‘The Voice’: Nuk doja të zgjidhja Eltonin si trajner

Për herë të parë e pamë Ylli Limanin të shfaqej në edicionin e parë të ‘The Voice’ në 2011. Ky program shërbeu si trampolinë që ai të arrinte suksesin, padyshim bazuar në talent dhe punë të fortë. Në atë kohë vetëm dy karrige u kthyen për të dhe gjejeni pak, asnjëri prej tyre nuk ishte ai që Ylli donte. Në një intervistë për ‘Pasdite në Top Channel’, këngëtari i hitit ‘Najher’, zbuloi se është zhgënjyer që Miriami ose Alma nuk u kthyen për të.

“Po desha të kthehej Miriami, për shkak të stilit dhe butësisë artistike, por ajo nuk u kthye. Nëse do të ishin kthyer të katërt, kurrsesi nuk do ta kisha zgjedhur Eltonin. Më dukej gati i frikshëm, shumë i rreptë, por ishte krejt e kundërta”, -tregoi Ylli. Pavarësisht se nuk ishte zgjedhja që ai dëshironte, bashkëpunimi i tyre rezultoi një sukses i vërtetë./revistawho.com

CLOSE
CLOSE