Ylli i filmit “Black Hawk Down” interpretoi dhe në të famshmin “Saving Private Ryan” përpara se të dënohej në 2003-shin për goditjen e ish të dashurës, Heidi Fleiss. 54-vjeçari akuzohet saktësisht për abuzim me partneren, keqtrajtim fizik dhe për lëshimin e kërcënimeve terroriste, që të gjitha këto të dënueshme, secila me deri në një vit heqje lirie. I liruar nga burgu pas shlyerjes se një dorëzanie prej 50.000 dollarësh, Sizemore do të dalë përpara gjykatës në 15 shtator. Identiteti i viktimës nuk është bërë publik, por raportet në media thonë bëhet fjalë për të dashurën e tij, shenjat e dhunës në trupin e së cilës kanë qenë mjaft të dukshme. Gruaja i ka rrëfyer policisë së aktori e kishte qëlluar në koke dhe në fytyrë pas një sherri banal. Sizemore mund të kishte pasur një karrierë të qëndrueshme në kinematografi po të mos ishte për ngërçet e përsëritura me ligjin. Për rrahjen e Fleissit 13 vjet më parë, ai u dënua me gjashtë muaj burg. Përgjatë këtyre viteve aktori është gjendur shpeshherë përpara dyerve të gjykatave, e ka hyrë e ka dalë nga qendrat e rehabilitimit për shkak të problemeve në drogën./TCH