Tendencat e reja të flokëve po na çudisin dita ditës. “Ylberi i fshehur” është tendenca më e re e cila u përhap si ide nga Instagrami gjatë këtij muaji. Që nga vetë emri kuptohet që kemi të bëjmë me ngjyra të ndryshme flokësh në brendësi të flokëve. Jo të gjthë kanë guximin ta bëjnë këtë, sigurisht. Përveç Orgesa Zaimit. Këngëtarja është njohur gjithmonë për stilin e veçantë dhe këtë e vërtetoi edhe njëherë kur sot postoi një foto me flokët “e reja”. Jo vetëm që i shkojnë shumë, por tani Orgesën me siguri do fillojnë ta kopjojnë edhe këngëtaret e tjera./revistawho.com