close
Breaking NewsLajme

Yjet që u shuan në 2016, lista e artistëve që ndërruan jetë sivjet

mhjmhj

Vitin 2016, mund ta quajmë vit zie, u shuan jo vetëm shumë artistë botërorë, por edhe shqiptarë. Viti filloi me lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të këngëtarit David Bowie në 10 janar. Ai vdiq në apartamentin e tij në New York, pas muajve të gjatë në luftë me kancerin. Në prill humbi jetën një këngëtar tjetër shumë i njohur, Prince, i cili ndërroi jetë më 21 prill në shtëpinë e tij në Minesota. Shkak i vdekjes së tij ishte mbidoza me ilaçe. Listës së artistëve që ndërruan jetë sivjet ju shtua mbrëmjen e djeshme edhe këngëtari George Michael, i famshëm me këngën “Last Christmas”, të cilit si për ironi të fatit i ra infarkt ditën e Krishtlindjes. Por listës së artistëve që humbën jetën këtë vit, i shtohet edhe këngëtari shqiptar Ergi Dini, i cili ndërroi jetë në nëntor të këtij viti, pas një aksidenti me motorr në rrugën “Bajram Curri”. 

Tags : artistevdekje
loading...