lefuture

Xhensila rrëfen për dasmën me Besin: Sot provova fustanin e nuses, u emocionova shumë

d879b5f7-7be0-422f-93a7-6d64ad8f55b4-0

Xhensila Myrtezaj ishte e ftuar sot në studion e Rudina Magjistarit. Menjëherë artistja deklaroi se kjo periudhë nuk është kulmi i saj i karrierës, pasi ajo mendon se ka dhe shumë më tepër për të arritur, ndonëse ne e shohim si në kohën e saj më të mirë në tregun muzikor. Fillimisht biseda u fokusua tek kënga e re në bashkëpunim me Kidën “Uh Baby”. Sigurisht që u fol edhe për historinë e dashurisë së Xhensilës me aktorin e “Portokalli” Bes Kallakun.

bes-kallaku-dhe-xhensila-myrtezaj-me-te-dashuruar-se-kurre

DASHURIA

Të dashuruar e të fejuar prej disa vitesh, këngëtarja tregoi se Besi është mbështetja dhe shtysa më e madhe: “Është një shtysë dhe krah i fortë ku mbahem. Unë jam frikacake dhe pas çdo projekti jam e frikësuar për rezultatin. Besi është ai më jep forcë të brendshme”. Xhensila tregoi për fillimet e lidhjes me aktorin e gjithashtu planet që kanë bërë të dy për të ardhmen. “Ne bëjmë bashkë 7 vite. Me të jam lidhur 16 vjeçe. Ai është njeri me zemër të madhe dhe më ka dashur me shumë pastërti. Na pëlqen shumë të udhëtojmë. Sapo mbarojmë angazhimet planifikojmë dhe ikim diku të dy e çmallemi. Duke qenë se Besi është i angazhuar këtu, unë mundohem sa mbaroj koncertin të pres biletën e të fluturoj për tek Besi” tregoi këngëtarja. Pas kësaj ajo konfirmoi planet për martesë, por pa e thënë datën duke sqaruar se është supersticioze: “Vitin që vjen do të martohemi. Uroj të jetë dasmë intime por do të jetë e pamundur. Jam ende shumë e qetë dhe s’më kanë kapur emocionet që kapin nusen. Uroj të na shkojë çdo gjë siç e kam ëndërruar. Sot provova për herë të parë fustanin e bardhë. U emocionova shumë! Unë dua që në të ardhmen të kem një familje të madhe. I dua shumë fëmijët, akoma më shumë kohët e fundit. Por jam e fokusuar drejt karrierës dhe një fëmijë nuk është në planet e afërta”.

14991812_1373288726015365_8654392455310098256_n

PAMJA

Magjistari e ka pyetur Xhensilën lidhur me fizikun e saj të shkëlqyer dhe pamjen e bukur që shfaq gjithnjë. Madje ajo ka dhënë dhe disa këshilla bukurie për vajzat. “Make-up-in eliminiojeni në përditshmëri. Unë nuk përdor kurrë make-up. I bën mirë lëkurës dhe është shumë higjienike. Gjithashtu jam shume dhënë pas sportit. Sidomos përpara projekteve punoj më fort. Bëj rregullisht vrap dhe palestër, pa shkëputje të paktën 2 vitet e fundit. Ndërsa sa i takon ushqimit, më shijon shumë dhe nuk ia kam kufizuar vetes”, ka thënë Xhensila.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password