Bukuroshja e edicionit të fundit të “Big Brother” Xhensila Pere ka festuar sot 27-vjetorin e lindjes. Sigurisht kjo ditë e veçantë është shoqëruar që në minutat e para të saj me surpriza për vajzën seksi nga Pogradeci. Një tavolinë e madhe plot me njerëz, ushqime, valle, lule, dhurata, tortë, të gjitha këto pa mbushur ende 24 orë të ditëlindjes. Festa e përvjetorit të Xhensilës duket si dasëm e ajo e ka ndarë çdo çast me miqtë virtualë duke e shijuar shumë. Mirëpo ajo që bie në sy, ose më saktë ai që nuk bie fare në sy është i dashuri i saj. Prej kohësh Xhensila ka deklaruar në media se është në një lidhje të re dashurie, mirëpo fatlumi nuk duket gjëkundi.