Ndoshta ishte pikërisht ky qëllimi i saj, që ne të shkruanim këto rreshta. Duket se ish-banorja e Big Brother Xhensila Pere është e etur për vëmendje e përpiqet ta marrë atë me ccdo kusht. Shpesh ajo vetë jep deklarata bombastike për gazetat rozë të fundjavës, por njëherësh përdor për këtë qëllim edhe rrjetet sociale. Me një foto që njofton shtatzëninë, vajza nga Pogradeci pyet fansat nëse prej djalë apo vajzë. Disa prej tyre i komentojnë duke i thënë se përgjigjen duhet ta presë nga gazetat e fundjavës, aty ku Xhensila dëshiron aq shumë të shfaqet. Ose ndoshta ajo po jeton vërtetë në pritje të ëmbël…