Mbrëmë dy prezantueset e suksesshme të “Top Channel” ishin bashkë, por tek shtëpia e cilës nuk e dimë. Duke qenë se Arbana i pëlqen shumë macet, siç është shprehur në raste të ndryshme, me shumë gjasë duhet të ishin në shtëpinë e saj. Siç duhet ta dini, vajzat janë edhe komshije me njëra-tjerën. Po nëse Arbana ishte gjithë dëshirë për të bërë biseda mikeshash, Xhemi nuk qe dhe aq e disponueshme. Atë gati e zuri gjumi në divan, bashkë me macen. “Na kënaqe me muhabet Xhemi Shehu”, shënon Arbana në njërën prej fotove publikuar në Instagramin e saj. Më pas edhe Xhemi postoi dy të tjera, foto shumë të bukura./ revistawho.com