• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Will Smith deklaron: ‘Bad boys 3’ do të jetë një çmenduri

Aktori i njohur, Will Smith publikoi në ‘Instagram’ një foto, me anë të së cilës njoftoi nisjen e xhirimeve për filmin ‘Bad boys’.

Aktori ka bërë me dije se shumë shpejt do të vijë kapitulli i tretë i aventurave të agjentëve Mike Lowrey dhe Marcus Burnett, pasi në 14 janar nisin xhirimet. “Kemi parë bashkë ‘Bad boys 1,2’ këtë fundjavë. Do të jetë një çmenduri e vërtetë”, shkruajti ai mbi foto.

Sipas ‘Production Weekly’, ‘Bad Boys 3’ do të fokusohet tek policia e Majemit dhe tek tentativa e njësisë speciale për të kapur Armando Armas, bosi i një karteli droge. Në kastin e aktorëve do të jenë edhe Joe Pantoliano, Vanessa Hudgens, Alexander Ludwig, Charles Melton, Jacob Scipio dhe Paola Nunez.

Filmi  për herë të parë u dha në 1995, me regji te Michael Bay dhe arkëtoi mbi 140 milionë dollarë, me një buxhet prej 19 milionësh. Vazhdimi i tij ishte në 2003, nën drejtimin e Bay, me buxhet prej 130 milionë dollarësh, arkëtoi 273 milionë./revistawho.com

CLOSE
CLOSE