• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Teknologji

“WhatsApp” po na habit të gjithëve, aplikacioni i fundit do ju lehtësojë punën

Prej disa kohësh ‘WhatsApp” është duke bërë ‘update’ të njëpasnjëshme. Për t’u bërë më të përshtatshëm për përdoruesit ata kanë sjellë shumë risi, të cilat janë me të vërtetë të nevojshme.
Një prej tyre janë edhe ‘stickers’. Kjo paketë që më parë ishte në dispozicion në ‘Facebook Messenge’r, tashmë mund të shijohet edhe në ‘WhatsApp’.
Megjithatë nëse jeni përdorues i një celulari ‘Android’, ju mund t’i krijoni vetë ato. Në ‘Android’ mund të shpalosni kreativitetin tuaj dhe të sajoni çfarëdolloj ‘stickers-ash’ të dëshironi. Ju mund t’i personalizoni ato në mënyrë që t’i përshtaten më mirë gjendjes që dëshironi të shprehni.
Stickers-at krijohen lehtësisht duke vendosur foto ose importuar imazhe. Me një mënyrë tjetër thjesht vizatoni pjesën e fotos që dëshironi të transformoni në një sticker.
Aplikacioni quhet ‘Sticker Studio’ dhe mund ta shkarkoni pa pagesë./revistawho.com