lefuture

Vritet një 32 vjeçar shqiptar në Greqi

policia-greke

Viktima është shqiptari i identifikuar si Rigert Dervishi, i cili u ekzekutua me 10 plumba në makinën e tij nga persona ende të paidentifikuar të cilët pas atentatit janë larguar në drejtim të paditur. Në fillim u raportua për një shkëmbim zjarri me policinë, por më pas rezultoi se ndaj shqiptarit ishte kryer një atentat. Policia dhe hetuesit kanë gjetur në vendngjarje mbi 10 gëzhoja të kalibrit 9mm, të cilat janë çuar për analiza balistike. Trupi i viktimës është transportuar në spitalin shtetëror të Nikeas, për t’u kryer analiza e ADN-së. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Keratsini” të Pireut.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password