lefuture

Vrau italian se i prishi gjumin, nëna kërkon dënimin maksimal për shqiptarin

italiani-605x445-550x405

Nëna e financierit italian Francesco Maria Pennacchi, i vrarë nga shqiptari Lorenc Prifti i ka shkruar një letër presidentit italian, Sergio Mattarella. Ajo kërkon drejtësi për djalin e vrarë nga shqiptari. Gjatë seancës së 28 tetorit, prokurorët kërkuan burgim të përjetshëm për shqiptarin. Por avokatët e shqiptarit 44-vjeçar kanë kërkuar gjykim të shkurtuar dhe me këtë rast, masa e dënimit shkon në 30 vite. Gjithçka do të vendoset në seancën gjyqësore të 25 nëntorit. Maria Isabella De Ninno në letrën e saj kërkon një dënim shembullor për shqiptarin dhe jo falje të dënimit, siç e quan ajo gjykimin e shkurtuar.

Si ndodhi vrasja?

Gjithçka ka nisur me një festë në studion e financierit italian Francesco Maria Pennacchi, 32 vjeç, në zonën e Velletri (Romë).

Dhe shkak është bërë zëri i lartë i muzikës që shqetësonte fqinjin shqiptar, Lorenc Priftin, me profesionin e furrtarit. Festa e Francesco Maria Pennacchi ka shqetësuar dhe prishur gjumin e familjes së shqiptarit Prifti, që jetonte me gruan dhe një fëmijë, ndërsa punonte në një nga furrat më të njohura të zonës për prodhimin e bukës. Shqiptari i ka kërkuar Penacchit dhe miqve të tij që të ulnin zërin e muzikës.
Këtu ka lindur debati mes tyre dhe më tej nisi një sherr e përleshje. Prifti ka shkuar në apartament duke marrë në thikë të madhe në kuzhinë. Ai e ka goditur 32-vjeçarin disa herë dhe është arratisur nëpër rrugicat e Velletres.

Karabinierët mundën ta kapnin shqiptarin pak minuta më pas në rrugët e qytezës dhe nuk ka bërë rezistencë, teksa ka pranuar se e kishte goditur italianin./tvklan

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password