Prokuroria e Como-s në Itali ka shkruar në listën e të hetuarve për vrasje me paramendim dhe shpifje, një grua 78-vjeçare. Gruaja, rezidente në azilin e pleqve “Divina Provvidenza” është e dyshuar për mbytjen dhe vrasje e një tjetër të moshuare të azilit, Dolores De Berndardi 91 vjeçe. Kjo e fundit u gjet e pajetë në shtratin e saj.
Hipoteza e shpifjes doli nga fakti që e moshuara u përpoq t’i hidhte fajin shoqes së dhomës së viktimës, e cila në fakt nuk kishte asnjë dijeni për ngjarjen. Viktima u gjet e pajetë në shtratin e saj nga një roje turni me një palë doreza llastiku në gojë. Sipas autopsisë ajo vdiq nga ndërprerja e frymëmarrjes. Një vrasje “perfekte” nëse vrasësja nuk do të kishte folur për të akuzuar dikë tjetër./ revistawho.com