lefuture

Vrasja e parukieres/ Rrëfimi i dhimbshëm i babait: Babë ç’të ndodhi? Hapi sytë, ma bëri me dorë dhe…

parukierja2

Rrëfim i dhimbshëm ai i Preng Dodës, 68­vjeç, babai i parukieres që u vra teksa ishte duke punuar nga Alfred Nikolli. Në një intervistë sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24” ai ka treguar se si e mori vesh ngjarjen dhe takimin e fundit me të bijën para se të mbyllte sytë përjetë. Ai tregon se ditën e gjëmës kishte për vizitë krushqit. “Kisha vjehrrin e cupës me gjithë vjehrrën. Më 12 nëntor, djali im bëri 33­vjeç, më 13 nëntori djali i vajzës bën 3 vjec, dhe mblodhëm familjen për ta bëra bashkë festën, dy gjela i thashë do ti pres unë, një tha vjehrra unë, e do e bëjmë për qejf”­ tha ai. Më tej vijoi: “Cfarë mendon nuk del. Duke diskutuar në kafe me krushqit duke bërë muhabet, zilja dy herë, më merr vajza e di cfarë ka ndodhur? Më tregon për vdekjen e dy vëllezërve të një të njohurit. Në kafe prapë, zilja vjehrrit, e reja e tij e merr që ishte bashkë me cucën time, afër te floktorja, i tha ec babë se e kanë vrarë Etlevën, u dha ulërima, ka vdekur, ai po ulërinte. I thashë gruas, gjetëm një mjet, dolëm në xhade, mbaje i thashë se po të tregoj, kam qejf të pi një kafe me të. Ec i thashë, si kam keq unë ti mos ec, i tregova për vajzën. Më ka cuar te spitali, sa kam shkuar atje, kam bërtitur o babë ca të ndodhi, hapi sytë e ma ka bërë me dorë dhe nuk pati më jetë. Si dhimbje është e fortë. Kërkoj nga shteti shqiptar me një vendosmëri të madhe: cfarë i bëri vajza ime që ma vrau.

Kur e mësuat të vërtetën?

Tani e mora vesh në televizion se nuk e kam hapur në shtëpi.

Policia nuk u ka ardhur?

Mua më ka ardhur vetëm media juaj.

Alfred Nikolli 31 vjec… Nuk e njoh. Vetëm si surrat tani.

Sa kishte martuar Etleva?

Ka 8 vjet.

Si është njohur me burrin?

Ka qenë në shkollë. Më ka pyetur për dhëndrin dhe i thashë do pyes. Pyeta dhe më thanë nuk biem gjë. vendosa të mos ia prish. E pyeta a e ke me gjithë mend me Bardhokun? Po me tha. Ata janë njohur vetë.

Kishte lidhje dashurie mes Etlevës dhe Alfred Nikollit?

Jo nuk ka pasur asgjë.

Djali 3­vjeçar ka qenë i pranishëm? E kuptoi?

E kuptoi, po i thoshtë gruas sime, ca ka ndodhur tate

Emri i autorit të thotë gjë?

Asgjë

Çfare prisni nga familja e tij, duhet të dënojë krimin?

Vetë krimin ta dënojnë ato vetë

Nëse ato nuk duan?

Unë kam qejf të dëgjoj se cfarë thotë ai. Më vështirë se e kam unë nuk e ka ai

Nëse ata do trokasin në derën tënde?

Atëherë do të ndryshojë

Do ti pranoje?

Jo nuk i pranoj

Po të kishin ardhur në varrim?

Nëse do vrasin vetë djalin ato atëherë i pranoj, ta vrasin vetë me dorën e vet mos të më presin mua, shteti ta gozhdojë si Krishtin,

Shqipëria nuk ka dënimin me vdekje

Ta bëj, nuk më duhet gjë,

Nuk jeni dakord me burgim të përjetshëm?

Fare, nuk jam dakord, atë që më ka bërë ai mua, t’ja bëjnë atij

*** Biseda me Bardhokun, burrini e Etlevës

Si është djali?

Djali arrin ta kuptojë pak, rri e dëgjon se cfarë flasim ne

Dëshmitarja tha se ai i tha ‘përse ke bërë kallëzim në polici”, ju ishit në dijeni?

Gjithë këtë ngjarje deri sa ajo ka vdekur nuk di asgjë, atë ditë kam qenë me punë, më thanë e ke nusen pa terezi dhe e ke në spital

Nuk e dini që ai e përndiqte?

Jo nuk kam ditur asgjë

E keni parë të shqetësuar?

E shihja ndonjëherë të shqetësuar, e pyesja, po më thoshtë me dhëmb koka, kurrgjë, por nuk më ka thënë asnjë gjë, nuk jam në dijeni për asgjë

Si ka qenë martesa juaj?

Martesa jonë, asnjë grindje, asgjë, shumë e mirë, nuk kam pas asnjë shqetësim, gjithçka ka qenë normale, nuk di se si ndodhi kjo

Si e ngriti parukerinë?

E la një parukiere tjetër e kemi bërë gjithçka vetë, për gjithçka kemi folur për këtë, me shumë halle.

Doni të dini pse e vrau gruan tuaj?

Jo, jo, jo.

Nuk keni asnjë mesazh për ekzekutimin?

Nuk dua asgjë, fare fare.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password