Karabinierët që hynë në vilën në Brescia për të shpëtuar vogëlushen 1-vjeçare e vrarë nga dy pitbullë, kanë rrëfyer ngjarjen e tmerrshme. E vogla po luante në kopësht kur qentë e kanë kafshuar aq sa për ta lënë të vdekur në vend. Në “Canale 5” kanë folur Domenico Castello e Graziano Vincenzo. Ata thanë se iu desh t’i qëllonin kafshet tri herë që të ndërhynin. “Qentë ishin egërsuar dhe rrotulloheshin vërdallë gjyshit që e mbronte vogelushen me trupin e tij. Shiheshin këmbët e gjakosura të vajzës. Vendosëm të flijonim kafshët, situata ishte dramatike. Nuk po hapnim dot portën”./ revistawho.com