lefuture

“Vodafone Books” kthehet pas një viti me të tjera risi në Panairin e Librit

img-20161110-wa003

“Vodafone Albania”, edhe këtë vit, është mbështetës dhe pjesëmarrës në një nga aktivitetet më të rëndësishme kulturore në vend, në Panairin e 19-të të Librit që organizohet në datat 9-13 Nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Nje vit me parë në këtë panair, “Vodafone Albania” prezantoi për herë të parë aplikacionin “VodafoneBooks”, aplikacioni që kthen smartphone-in tuaj në një bibliotekë dixhitale. Këtë vit në stendën “Vodafone” do të prezantohet risia e radhës: librat në versionin audio edhe në gjuhën e shenjave, për t’i dhënë akses në botën e leximit edhe komunitetit të njerëzve që nuk dëgjojnë apo nuk shikojnë.
“Vodafone Albania” shfrytëzon çdo herë edhe më shumë mundësitë që ofron teknologjia për të ofruar produktet dhe shërbimet më të dobishme për klientët, duke treguar çdo herë e më shumë dëshmi të përgjegjshmërisë së “Vodafone Albania” ndaj komunitetit.
“Vodafone Albania” mbështet gjithnjë iniciativa që kontribuojnë në zhvillimin e komunitetit. I tillë është dhe rasti i mësueses nga Shkodra, Violeta Volumi e cila ka krijuar platformën për leximin e librave në versionin audio. E pranishme në stendën e “Vodafone Books”, znj. Volumi ka rrëfyer për vizitorët përpjekjet e saj, për të përhapur sa më shumë librin dhe dëshirën për të lexuar tek brezat e rinj dhe njerëzit me aftësi ndryshe dhe falë “Vodafone Albania” ëndrra e saj është kthyer në realitet.
Një vit pas prezantimit në treg të aplikacionit “Vodafone Books”, numërohen mbi 8000 shkarkime dhe mbi 130 tituj librash nga letërsia shqiptare dhe ajo e huaj. “Vodafone Books” u jep mundësi lexuesve të zgjedhin mes kësaj shumëllojshmërie librash dhe të krijojnë bibliotekën e tyre dixhitale, të cilën mund ta aksesojnë lehtësisht kurdo dhe kudo që ndodhen.
Për të nisur rrugëtimin me këtë mënyrë novatore të të lexuarit, përdoruesit mund të shkarkojnë aplikacionin “VodafoneBooks” në playstore për Android dhe App Store për iOS dhe të nisin menjëherë shfletimin e librave të tyre të preferuar.
img-20161110-wa002

img-20161110-wa009

img-20161110-wa007

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password