Ish Kryeministri Sali Berisha feston sot 72 vjetorin e tij të lindjes. Në faqen e tij në Facebook, Berisha falenderon të gjithë miqtë, bashkëpunëtorët dhe mbi të gjitha familjen e tij për dashurinë dhe përkushtimin që ata kanë treguar karshi tij. Ja statusi i plotë i liderit shpirtëror të demokratëve:
“Sot 72 vjeç!
Miq, eshte fitore dhe bekim te behesh 72 vjeç dhe te te duket vjeshta si pranvere! Mirenjohje te pakufishme Zotit, Lilit e te gjithe familjareve, miqve, te afermve, bashkpuntoreve, mbeshtetesve te mi, qe me dashuri, perkushtim te madh me kane shoqeruar dhe aq shume me kane ndihmuar, mbeshtetur, frymezuar pergjate ketij rrugetimi. Zoti i bekofte!! Sb”, shkruan Berisha.