lefuture

Vjen në jetë trashëgimtarja Kardashian, ja për kë bëhet fjalë

b50a4fa7028cc22e27db557eb832ccb6

Blac Chyna dhe Rob Kardashian, vëllai i Kim Kardashian, janë bërë sot prindër për herë të parë. Vajza e sapolindur, që është pagëzuar me emrin Dream Renee Kardashian, ka ardhur në jetë mëngjesin e sotëm nga një prerje cezariane, në orën 9:18, dhe peshonte 3.1 kg. Renee është edhe emri i dytë i Chyna. Siç mësohet nga mediat, Chyna dhe Rob kanë mbërritur në spital në orën 6:40 të mëngjesit, shoqëruar edhe nga nëna e Chyna, Tokyo Toni. Rob nuk mund ta fshihte gëzimin e këtij momenti, ndërsa ai dhe Chyna po hynin në spital. Kris Jenner dhe Corey Gamble kanë vizituar Rob dhe Chyna në spital për t’u uruar të parët mirëseardhjen e trashëgimtares Kardashian.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password