VITI I RI/ Pas Rudinës është radha e Xhavitit, video nga ballkoni e pozë romantike në çift


Ndonëse është data 3, akoma vazhdojmë të jemi kuriozë për natën e madhe të ndërrimit të viteve, duke qenë se të gjithë i pyesim e na pyesin “ku e kalove Vitin e Ri”. Po aq kuriozë jemi të mësojmë edhe se si kanë kaluar personazhet e famshëm. E padiskutim e tillë është prezantuesja e Klan-it Rudina Magjistari, rreth së cilës kërshëria është gjithnjë e madhe, aq më tepër kur bëhet fjalë për jetën private. Rudina ka ndarë me miqtë çastë të bukura familjare nga festa, që ne i kemi ndarë edhe në faqen tonë. Por akoma nuk kemi parë se ç’ka bërë partneri i saj. Sportisti Xhavit Bajrami, siç edhe pritej, natën e ndërrimit të viteve e ka kaluar në Tiranë pranë dy vajzave të jetës së tij, Rudinës dhe Mias. Ai ka publikuar videon e mëposhtme ku ka xhiruar momentin e fishekzjarreve, ku nga pamjet duket se është në ballkonin e shtëpisë e cila ndodhet shumë pranë qendrës së kryeqytetit. Gjithashtu urimi i Bajramit është shoqëruar edhe me një pozë romantike pranë prezantueses sonë të dashur. /revistawho.com

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password