VITI I RI/ Këto çifte shqiptare do i kalojnë festat të ndarë

ca3a8c3e3f55ed0adfd5586e4b7fdaae

Nuk janё tё pakta çiftet e showbiz-it shqiptar qё nuk do tё bёjnё bashkё numёrimin mbrapsh pёr tё pritur vitin e ri. Kryesisht pёr shkak tё angazhimeve profesionale ata nuk do tё gjenden nё tё njёjtin vend kur ora tё shёnojё 00:00, madje disa prej tyre do tё jenё nё shtete e nё kontinente tё ndryshёm.

Marina dhe Getoari

2e441ffa7e7ca0d2c33a4d5510ccc1e3

Pak orё para se 2017-a tё trokasё, Marina do tё jetё prezantuesja e koncertit tё ndёrrimit tё viteve qё do tё mbahet ditёn e nesёrme nё sheshin “Shёn Tereza” nё kryeqytet, ndёrsa reperi do tё performojё me grupin Babastars nё njё nga lokalet e njohura tё Tiranёs.

Silva Gunbardhe dhe Dafi

4409957ce674b2ab18e2ffd61f0ee491

Kёngёtarja ka filluar turin e saj nё Amerikё qё prej datёs 23 dhjetor e do tё qёndrojё atje deri pas performancёs sё saj tё fundit nё datёn 1 janar. Ndёrkohё qё bashkёshorti i saj, Dafi nuk ka lajmёruar nё profilet e rrjeteve sociale data koncertesh gjatё ditёve festive.

Robert Berisha dhe Nora Istrefi

09abbdbade7dfb007e494830c44cd589

Nё natёn e ndrrimit tё viteve Nora Istrefi ёshtё e ftuar nё qytetin e Librazhdit, ndёrsa Roberti do tё jetё nё Shkup bashkё me kёngёtarin Milot Binaku.

Dafina Zeqiri dhe Jose

95ed4551dcfab4e5e0fb82e95dae6e13

Dafina ёshtё kthyer prej disa ditёsh nё Prishtinё e ka filluar performancat e saj. Nё natёn e ndёrrimit tё viteve ajo ka lajmёruar se do tё jetё nё kryeqytet, nё njё nga lokalet mё tё njohura dhe menjёherё, nё datёn 1 nё Zyrih bashkё me emra tё tjerё tё njohur tё muzikёs shqiptare. Nё fotot e publikuara deri tani nё rrjetet sociale nuk ёshtё kuptuar nёse partneri i saj Jose e ka shoqёruar kёtё herё.

Ermal Fejzullahu dhe Arjana Fejzullahu

cf39b41fd3ca57f117e486da4632e06e

Edhe Earmali do e kalojё larg familjes festёn e vitit tё ri, pasi koncerti i tij ёshtё i programuar nё qytetin Gladbach nё Gjermani. /revistaclass.al

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password