VITI I RI/ Era Istrefi paguhet si një yll ndërkombëtar, 80 mijë euro për të kënduar 15 minuta në…


Këngëtarja e njohur nga Kosova Era Istrefi, para disa muajsh lidhi kontratë me shtëpinë diskografike ‘Sony Music’, qëllimi i të cilës është ta kthejë shqiptaren në një yll botëror. Pas kësaj, daljet e saj nëpër koncerte kanë qenë të rralla pasi ajo është duke përgatitur disa projekte të reja. Por natën e ndërrmit të viteve Era ka zgjedhur të jetë pranë fansave të saj në qytetin e Zvicrës. Sipas burimeve të Revistës Who, Era do të performojë në një nga club-et më të njohura atje, ku i gjithë eventi do të jetë në formën e një feste private. Performanca e saj do të zgjasë vetëm 15 minuta, dhe për këtë Era do të paguhet me shumën 80 mije euro, njësoj si yjet ndërkombëtarë. Kjo është hera e parë që një artiste shqiptare paguhet me këto shifra marramendëse. 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password