close
Breaking NewsLajme

VIP-at që kanë qëndruar mikesha edhe pse kanë dalë me të njëjtin mashkull

BeFunky Collage

Duke qenë të famshme, ndodh që edhe të dalin me të njëjtin mashkull. Por ndryshe nga Selena Gomez dhe Bella Hadid të cilat u bënë armike, VIP-at e mëposhtëm qëndruan shoqe.

Cameron Diaz dhe Kate Hudson – Të dyja aktoret kanë qenë të lidhura me Alex Rodriguez, madje në të njëjtin vit 2010, saqë nuk dihet kush u lidh e para me të. Në 2012-ën aktoret u fotografuan në një festë në shoqërinë e njëra tjetrës.

Jennifer Aniston and Courteney Cox – Të dyja aktoret kanë qenë të lidhura me Adam Duritz në 1990-ën. Aniston u lidh e para me Duritz dhe më pas Cox, por përsëri mbetën shoqe.

Gigi Hadid and Taylor Swift – Modelja dhe këngëtarja kanë qenë të lidhura me Joe Jonas. Gigi u lidh me Jonas në 2015-ën, 7 vjet pas Swift. Ato vazhdojnë të jenë mikesha pavarësisht kësaj.

Selena Gomez dhe Taylor Swift – Të dy këngëtaret kanë qenë të lidhura me aktorin Taylor Lautner. Swift u lidh me Lautner në 2009 kurse Gomez përpara saj po në të njëjtin vit.

Taylor Swift dhe Cara Delevingne – Përsëri Swift në listë pasi këngëtarja dhe modelja kanë qenë të lidhura me Harry Styles në 2012 dhe 2013. 

Drew Barrymore dhe Gwyneth Paltrow – Aktoret kanë qenë shoqe për shumë kohë dhe fakti se kanë qenë të lidhura me Luke Wilson njëra në 2001 dhe Barrymore në vitet 90′ nuk i ka shqetësuar fare ato./revistawho.com

 

Tags : vipat
loading...