Vin Diesel u mërzit shumë gjatë xhirimeve të ‘Fate of the Furious’ për mikun e tij të ndjerë Paul Walker. Aktori 49 vjeçar që luan Dominic Toreton në film është ende duke e përjetuar keq vdekjen e mikun dhe bashkë-aktorit Paul Walker, i cili vdiq në një aksident me veturë më 2013. Ai tregoi se si nuk mund të mos mërzitej përderisa po xhironte filmin pa të. Aktori tha për USA Today:
“Kurrë nuk kam bërë ndonjë skenë pa të. Dhe çdo herë që bëja ndonjë skenë, gjëja e parë që bëja ishte pyetja, ‘Në cilën skenë është Paul? Ku ulet Brian?’ Dhe kjo nuk ndodhte. Dhe thjeshtë mërzitesha shumë dhe duhej të largohesha nga aty për t’u përmbledhur”- tha aktori për USA Today:
“Më pas e pashë Michelle Rodrigues duke qarë si unë dhe më pas ajo erdhi dhe më përqafoi”- përfundon Vin Diesel
‘Fate of the Furious’ është pjesa e re e filmit me shumë pjesë ‘Fast and the Furious’.