lefuture

VIDEO+EMRAT/ Kapen në lokalet e natës 3 balerina që prostituonin, mes tyre një 16-vjeçare nga Durrësi

kontrollet-policia-fundjave

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 11 shtetas dhe janë proçeduar në gjëndje të lirë disa të tjere në kuadër të planit të masave në fundjavë për goditjen e paligjshmerisë. Në një video të shpërndarë për mediat, Policia duket teksa kontrollon një lokal dhe gjen drogë. Teksa ne nje tjeter klub nate, jane arrestuar dy persona te cilet kishin punesuar 3 balerina por qe ushtronin prostitucion. Mes balerinave ishte edhe nje 16­-vjeçare nga Durrësi. Specialistët e Seksionit për Narkotikët kanë arrestuar në flagrancë 5 shtetas: ­Arif Kostenja, 35 vjeç, banues në Tiranë. – Erjon Rrodhe, 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë. – Hamdi Dërvishi, 21 vjeç, banues në Tiranë – Elton Çeliku, 27 vjeç, banues në Tiranë – Fatos Rama, 25 vjeç, banues në Tiranë Gjatë kontrollit të territorit në vende të ndryshme të juridiksionit të Policisë Tiranë,si dhe lokalet e qytetit këtyre shtetasve u janë konstatuar lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë” dhe “Cannabis Sattiva”. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: – 2 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojt “Kokainë” – 10 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojt “Cannabis Sattiva” Referuar materialet për veprën penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal, shkruan “Panorama”. 

● Seksioni për Trafiqet e Paligjshme vë në pranga dy shtetas, një në kërkim Në bazë të informacioneve te marra në rrugë operative u bë e mundur të dokumentohet dhe goditet veprimtaria kriminale e “Trafikimit të personave të mitur” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga Neni 128/b dhe 115 të Kodit Penal. Arrestohen në flagrancë shtetasit:

•Xhonatan Terpollari, 21 vjeç, banues në Tiranë. ( Neni 128/b)

•Florian Bregu, 36 vjeç, banues në Tiranë. (Neni 115).

Si dhe po punohet për kapjen e shtetasit: ­L. B, banues në Tiranë Nga kontrolli i ushtruar në Night Club u konstatuan 3 vajza të cilat ishin punësuar si balerina. Nga verifikimet e kryera rezultoi se njëra prej balerinave më konkretisht shtetësja: ­M. D, 16 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet të jetë rekrutuar nga shtetasi Xhonatan Terpollari që prej muajit Korrik të këtij viti dhe shfrytëzohej për prostitucion duke i siguruar klientët në ambientin e klubit. Ambjentet e këtij clubi ishin vënë në dispozicion të veprimtarisë së prostitucionit, ku njëri prej aksionerëve shtetasi Florian Bregu dyshohet të ketë nxitur dhe ndërmjetësuar që vajzat të kryejnë prostitucion. Po kështu është dokumentuar se në të njëjtën veprimtari kriminale është përfshirë dhe ortaku i tij shtetasi L. B, i cili është shpallur në kërkim.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password