close
Breaking NewsLajme

Video/Dasma e Princit Leka, ja mbretëreshat dhe princërit e famshëm që erdhën nga e gjithë bota

dasma-550×280

Dasma e Princit Leka II ishte padyshim edhe një imazh i mirë për Shqipërinë. Kjo edhe për faktin e rëndësishëm, që në kete ceremoni martesore morën pjesë disa nga emrat më të rëndësishëm të monarkive botërore. Ne listën VIP të të ftuarve renditeshin ish- Mbretëresha Sofia e Spanjës, e cila ka qenë në fron për disa dekada, ish -Perandoresha Farah Diva e Iranit, gruaja e Shahut Mohamed Riza Pahlevi, një nga personazhet më të komentuar në botë për kujtimet e saj publikuar në 2003;

Princi Michael i Kentit, kusheri i pare i mbretereshes Elizabete, që herë pas here zëvendëson këtë të fundit në detyra mbretërore jashtë Britanisë, gjithashtu ishte i pranisëhm në këtë ceremoni. Nuk mungoi princesha Llalla Meryem e Marokut, vajza e Mbretit Hasan i II dhe motra e mbretit aktual Muhamed i Marokut; Princi Mishel i Greqisë; Maria Pia de Bourbon e Parmes dhe thuajse 100 përfaqësues të tjerë të familjeve mbretërore europiane, disa prej të cilave ende në fuqi në vendet e tyre.

Do të mjaftonin këto emra për të kuptuar se përtej një ceremonie që u zhvillua pa shumë bujë nga çifti, dasma në vetvete ishte një PR i shkëlqyer për një vend si Shqipëria, që prodhon skandale në çdo ditë të saj/ Opinion/

http://https://youtu.be/fwvjw9kfM6o

Tags : dasma mbreteroreprinca mbretersha te ftuar
loading...