VIDEO/ Zjarr masiv në konviktin e vajzave në Turqi, 12 të vdekur


Një zjarr në një konvikt vajzash të një shkolle të mesme në jug të Turqisë ka lënë 12 të vdekur dhe 22 të plagosur. Lajmi konfirmohet nga guvernatori i qytetit dhe nga media shtetërore turke, shkruan “Panorama”. Shkaku i zjarrit mbetet ende i panjohur, ndërsa nuk dihet gjithashtu nëse të gjitha viktimat ishin nxënëse të shkollës. Televizioni turk shfaqi pamjet e para të flakëve dhe tymit që dilte nga një ndërtesë disakatëshe, si dhe zjarrfikësit që luftonin për t’i vënë ato nën kontroll. Shumë prej xhamave të konviktit u thyen dhe u kthyen në gërmadha të zeza, ndërkohë që mbeturina djegiesh kishte në hyrje të ndërtesës pasi u shua zjarri. 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password