lefuture

VIDEO/ Zbulohet shifra marramendëse që harxhojnë të rinjtë në klubet e Tiranës

2029033523_large_matrix-night-club

Nuk kemi, jemi të varfër, ama kafenetë i shikojmë plot çdo ditë, kjo është diçka që e kanë thënë edhe turistët e huaj që kanë vizituar Shqipërinë. Nëse del në mëngjes, dikur rreth orës 9-10 do të shikosh që të gjitha lokalet janë plot, të rinj që tymosin cigare, që pinë kafen duke qëndruar në tavolina për orë të tëra, edhe pasditja është e tillë, ndërsa për darkën më mirë të mos flasim fare.

A janë shqiptarët në krizë? Nëse dikush që nuk jeton në Shqipëri do të dëgjonte këtë video, do të thoshte me plot gojën “jo”.

Duke filluar që të enjten, për të vazhduar të premten dhe të shtunën, club-et e Tiranës janë gjithnjë të tej mbushura dhe të rinjtë nuk kanë frikë të shpenzojnë shuma marramendëse.

InTv ka bërë një studim që tregon shifra të çmendura, ku rezulton se një tavolinë me disa të rinj harxhon minimalisht 300 mijë lekë të vjetra, ndërsa shifrat arrijnë deri në 14 mijë euro. Por, ka edhe nga ata që shprehen se nuk shpenzojnë më shumë se 30 mijë apo 40 mijë lekë të vjetra në natë, zakonisht këta janë studentët që nuk kanë shumë të ardhura, por sërish ia dalin që edhe të argëtohen.

Dikush thotë që harxhon diku rreth 1 milion lekë dhe për të nuk janë shumë, ndërsa një vajzë thotë 300-400 mijë lekë. Një djalë tjetër shprehet se ka ardhur nga jashtë dhe ka lekë, nuk e ka aspak problem që të harxhojë.

Për të mos folur më pas për veshjen firmato, makinat super luksoze dhe aksesorë të tjerë që bien në sy.

Shqipëria mes dy realiteteve të ndryshme, disa nuk kanë bukë të hanë, disa luks të shfrenuar, pra vazhdojmë të jemi vendi i kontradiktave të mëdha.

image image

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password