Një ngjarje e rëndë ka tronditur në orët e para të mëngjesit të sotëm qytetin e Gjirokastrës. Burrë dhe grua janë ekzekutuar me armë zjarri nga kushëriri i tyre. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Palorto”. Viktimat janë Leko dhe Afërdita Kosta, ndërsa autori është Apostol Kosta kushëriri i parë i Lekos. Autori ka tentuar të kryejë vetëvrasje, pasi ekzekutoi çiftin. Aktualisht ai ndodhet i plagosur në spital në gjendje të rënde. Sipas të dhënave të para, mësohet se kanë patur konflikt pronësie për një territor të vogël mes banesave të tyre private që ndodhen në një nga lagjet e tjera të qytetit. Leko dhe Afërdita Kosta mbeten sot viktima të një sherri banal. Por ata nuk janë emra të panjohur. Leko Kosta është muzakant i njohur, saksofonist. Ndërsa bashkëshortja e tij mësuese në këtë qytet. Aferdita ka rrëfyer historinë e saj të dashurisë për Lekon në emisionin “E diela Shqiptare” në Tv Klan në Janar në vitit 2016. Mesazhi i saj për Lekon ishte: Mos e le muzikën sepse ke lindur për ti rënë saksofonit.
Tingujt e Lekos dhe fjalët e Aferditës emocionuan publikun kur ata u shfaqën në Tv Klan. Aferdita gjithashtu ka treguar se ka qene e divorcuar, dhe nga martesa e parë ka nje djale 20 vjec. Po ashtu Leko ishte divorcuar, për tu lidhur në martesë me Aferditën. Të dy ata po jetonin një histori të bukur dashurie, derisa plumbat i morën të dy bashkë nga kjo jetë.
https://youtu.be/wBdRMdJB_SY