VIDEO/ Trenat e rinj Tiranë-Durrës-Rinas, ja sa kushton ky projekt


Trenat e rinj të pasagjerëve të linjës Tiranë­Durrës­Rinas do të jenë të modelit suburban Diesel Multiple Unit. Ata do të kenë një kapacitet prej 222 pasagjeresh, 112 prej të cilëve të ulur. Lidhjet me degën e Aeroportit me linjen Tiranë – Durrës do te kenë nje shpejtësi tipike të lartë e cila, në kombinim me gjeometrinë e lidhjeve, do të lejojë një shpejtësi minimale operacionale prej 70 km/orë për lëvizjet ne kthim. Pavarësisht kryqëzimit hekurudhore linja per ne aeroport është e projektuar për një shpejtësi prej 100 km /orë. Ministria e Transporteve ka bërë publik projektin e detajuar të linjës Tiranë­Durrës­ Rinas. Linja Domje­Rinas do të shtrihet kryesisht përgjatë bregut lindor Lumit të Lanës duke çuar ne zvogëlimin e hapësirës së nevojshme për ndërtimin e saj. Lidhja e Aeroportit me linjën Durrës – Tiranë do të bëhet me anë të një ndërprerje trekëndore hekurudhore në zonën e Domjes. Është llogaritur që të ketë vetëm një stacion ndalese rreth 2 kilometra nga Rinasi. Parashikohet të vihen 2 palë trena në rrugën Durrës­Tiranë me frekuencë 30 minutëshe, gjatë orëve të pikut. 3 palë trena parashikohen në rrugën Tiranë aeroport me frekuencë 20 minuta gjatë orëve të pikut. Në segmentin Durrës­ Aeroport do të operojë vetëm një tren. Projekti parashikon rikonstriksionin e segmentit ekzistues Tiranë Durrës, dhe ndërtimin e një segmenti të ri që do lidhë kryeqytetin me Rinasin. Kosto e projektit është llogaritur të jetë 81.5 milionë euro./shqiptarja.com

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password