lefuture

VIDEO/ Thikë shokut në kokë e shpatull, ja statusi në Facebook që i futi në sherr

statusi

Për nje sharje në rrjetet sociale, dy të rinj janë përleshur me thika në Divjakë. Dy 17­vjeçarët jetojnë në një fshat, në Karavastanë e Re dhe vazhdimisht debatonin në rrjetet sociale, debate që përfundonin me ofendime. Sipas adoleshentit të plagosur, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes, prej disa ditësh bashkëmoshatari i tij shkëmbente me të dhe shokët e tij fyerje të ndryshme në rrjet dhe përplasja ka nisur kur i riu, subjekt i ofendimeve kërkoi ballafaqim. Nga fjalët, dy të rinjtë përfunduan shpejt në përplasje fizike, ku sipas dëshmive në polici një prej tyre ka nxjerrë thikën duke e qëlluar 3 herë bashkëmoshatarin në kokë e në shpatull, raporton “Top Channel”. Policia e Lushnjes ka bërë arrestimin e 17­vjeçarit autor të ngjarjes dhe e ka marrë atë në pyetje, ndërsa është gjetur edhe thika me të cilën ai kreu plagosjen. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Lushnjes.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password