close
Breaking NewsLajme

VIDEO/ Supergjobat për telefonin në timon, 3 mënyrat si t’i shmangni

kufjet-telefon

Me nismë të Ministrisë së Brendshme, Kodi Rrugor do të ashpërsohet për përdoruesit e telefonit gjatë drejtimit të mjetit. Policia Rrugore propozon që shoferët që kapen duke përdorur telefonin në timon të gjobiten nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë dhe si masë ekstreme deri në pezullim të lejes së drejtimit. “Masa administrative do të jetë disa herë më e lartë dhe do shoqërohet me masë plotësuese për lejen e drejtimit për drejtuesin që konstatohet duke përdorur telefonin. Aktualisht shumica e drejtuesve përdorin telefon tip android, që kërkon përdorimin e të dyja duarve dhe për pasojë shpërqendrohen, shkaktojnë pasoja në qarkullim dhe bëhen burim aksidentesh”, shprehet Ardi Veliu, drejtor i Policisë Rrugore. Por “Top Channel” ka mësuar se mund të komunikosh me kufje gjatë përdorimit të automjetit, mund të ndalosh ose të përdorësh autoparlantin.

http://dai.ly/x4xs0cp

Tags : gjobattimon\
loading...