Këtë ditëlindje të Vesës, ata po e kalojnë larg njëri-tjetrit. Nuk është çudi kur bëhet fjalë për një çift artistësh të suksesshëm që krahas familjes ndjekin me përkushtim edhe karrierën respective. Siç ju njoftuam edhe më herët, sot këngëtarja Vesa Luma festoon ditëlindjen dhe e nisi atë me një urim dashurie nga bashkëshorti, reperi Big Basta. Ai na emocionoi me dedikimin e tij, por nuk e la me aq. Big Basta, tekstshkrues i këngës “Botë” me të cilën Linda Halimi na përfaqësoi sivjet në “Festivalin Europian”, ndodhet jashtë vendit me këtë tur. Ndaj sot në një prej ndalesave me grupin shqiptar në “Eurovizion”, ai i bëri Vesës së tij një urim të dytë. Siç shihet edhe në video, Linda Halimi etj i këndojnë “Shumë urime për ty”!/ revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BT_flmBDonk/?taken-by=vesaluma