lefuture

VIDEO/ Salcë ministres, lirohet pas 10 orësh studentja. Si e presin jashtë policisë

ministrja

Rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm, pas orësh të tëra në polici u lirua studentja ‘partizane’ që leu me salcë ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, transmeton Panorama. Mirela Ruko është pritur nga miq e aktivistë, të cilët qëndruan gjatë gjihë kohës para komisariatit në mbështetje të saj duke bërë thirrje për lirimin. “Pak momente më parë, pas mbajtjes së padrejtë për më tepër se 10
orë në ambientet e komisariatit nr.1, dhe po kaq orë qëndresë nga studentë, aktivistë e qytetarë, më në fund aktivistja Mirela Ruko u lirua”­ njofton Lëvizja për Universitetin, në një postim në faqen e vet në FB. Ajo falenderon të gjithë për mbështetjen dhe solidaritetin dhe jep një mesazh, që nuk duhet të lërë indiferentë pushtetarët. “Rezistenca do të vazhdojë, edhe më e fortë! Pushtetarët nuk kanë parë gjë akoma! Për Universitetin, Për Shoqërinë!”­ thuhet më tej.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password