Një tekst shumë i ndjerë, i gjithi një përjetim personal kthyer në një këngë. Rezarta Shkurta i këndon kështu bashkëshortit të saj Ermal Hoxha. Prej kohësh ata janë larg pasi Hoxha po vuan aktualisht dënimin pas akuzës për trafikim të lëndëve narkotike. E mbetur e vetme me vajzën, Rezi u duk se e përballoi mirë këtë vështirësi në jetën e saj. Ajo vazhdoi punën me biznesin e herë pas here ka bërë dedikime për të shoqin. Por duket se të gjitha ndjenjat këngëtarja ka vendosur t’i shprehë në këtë këngë, që sapo është publikuar. Me “Gjysma ime” Rezarta Shkurta rikthehet zyrtarisht në tregun muzikor, në një videoklip ku përtej vuajtjes shpirtërore shfaqet në një formë të shkëlqyqr. Më poshtë keni edhe videoklipin e këngës.