VIDEO/ Plas sherri mes dy këngëtarëve, arsyeja është Rihanna

ri

Sherri mes Soulja Boy dhe Chris Brown vazhdon të bëhet edhe më i shëmtuar pasi s% fundmi Rihanna është bërë pjesë e këtij argumenti. Fillimisht sherri nisi për shkak të modeles Karrueche Tran si pasojë e një komenti që Soulja Boy kishte bërë në foton e kësaj të fundit por më pas argumenti vijoi ku Soulja Boy deklaroi se ka fjetur me ish të dashurën e Brown, Rihanna. Soulja Boy ka bërë këtë deklaratë përmes një video, në të cilën shprehet: “Kam qënë me Rihanna-n, vetëm unë dhe ajo, në një dhomë hoteli. Çfarë ndodhi? Unë dhe Rihanna ishin në dhomën e hotelit dhe Chris më telefonoi për të më pyetur nëse isha me Rihanna-n. Askush nuk do e kishte marrë vesh nëse nuk do veproje kështu por ti je një idiot. Ti pëlqen ta ekspozosh veten tënde. Tashmë të gjithë e dinë që unë kam fjetur me dy të dashurat e tua”.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password