close
Breaking NewsLajme

Video/ Pas një mungese prej 4 vitesh, këngëtarja e famshme rikthehet më fuqishëm se kurrë

1361392126_5cabd23ec41ab385f166bd3a32a71f77

Pas një mungese prej 4 vitesh në tregun muzikor amerikan, britanik e ndërkombëtar, Emeli Sande është rikthyer fuqishëm me këngën “Hurts”.

Për t’i paraprirë albumit “Long Live The Angels”, Sande ka publikuar “Hurts” në Youtube, Spotify, Itunes, Tidal e shumë tregje të tjera online.

“Unë nuk jam prej guri, ndiej dhimbje”, – thotë artistja skoceze në refrenin e këngës që temë kryesore ka një marrëdhënie të shkatërruar dhe përpjekjet për t’u “shëruar” nga kjo marrëdhënie. Në një klip bardhë e zi, Emeli shfaq të gjitha aftësitë vokale dhe interpretuese të saj, filmuar nga kamera që ndryshojnë orientimin vazhdimisht. Videoja e kësaj këngë, që na duhet të pranojmë se është një nga më të bukurat e vitit, ndoshta edhe të dekadës, përmban edhe disa simbole artistike, si shqiponja, era, deti dhe huta.

http://https://youtu.be/9TqUlGyWSEk

Tags : Kengetarjarikthehet fuqishem
loading...