VIDEO/ Not mes detit të Veriut, tradita sportive në Belgjikë


Më shumë se 1500 persona sfiduan ditët e para të Janarit me një zhytje guximtare në ujërat e akullta të Detit të veriut në Belgjikë, duke u bërë pjesë e një gare simbolike të përvitshme. Moria e notarëve populloi plazhin e Ostend duke kaluar më pas në det, në temperaturat që ishin pranë kufirit 6 gradë celsius. Shumë prej notarëve e nisën me vrull, por jo pak u kthyen menjëherë pas zhytjes së parë, duke mos qëndruar dot në ujjërat e akullta.

“Është shumë argëtuese pasi këtë e kemi kthyer në traditë dhe në një udhëtim familjar cdo vit. Nuk është dicka që e bën cdo ditë”- tha Noor, një rezident në Bruksel që shtoi se zhytja ishte e ftohtë por argëtuese. Kjo traditë në Ostend të Belgjikës, ka nisur në vitin 1987./TCH

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password