Moderatorja e njohur Rudina Magjistari ka provuar edhe të këndojë. Ka qenë vetë ajo që ka postuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke kënduar këngën “Lulet e majit”. Magjistari ishte moderatore e Maratonës së Këngës Popullore në atë kohë, por në sfond shohim edhe një tjetër moderatore të njohur e cila kërcen. Ajo është Amarda Toska një prezantuese gjithashtu e dashur për publikun shqiptar, që fillimet në televizion i pati si pjesë e trupës së baletit të “TV Klan”, ndërsa tani pas shumë përvojash të suksesshme drejton “Dancing With The Stars” në “Vizion Plus”, një spektakël që lidhet sërish me kërcimin.
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/rudina.magjistari/videos/10153820873747680/” width=”700″ height=”400″ onlyvideo=”1″]