VIDEO/ Në kulmin e debatit, Noizy lëshon bomën: Legalizoni marijuanën!

img_7020

Është publikuar tashmë; kënga më e re nga reperi i cili la pas një verë shumë të ngjeshur me koncerte dhe hitin “Bow Down”. Por, ajo që ka çuditur nga ky rikthim i këngëtarit shqiptar, krahas videos së punuar në teknologjinë 3D dhe faktit se ka bashkëpunuar me emra të njohur të skenës botërore, është tema për të cilën Noizy flet në këtë këngë. Sikur mos mjaftonin lajmet e përditshme me kronikat nga Policia e Prokuroria, 30-vjeçari me sa duket ka vendosur të na bëjë që për “barin”, të dëgjojmë dhe në muzikë! “Legalize it”, ose në shqip “Legalizoje” është video që sjell Noizy së bashku me Mohombin, Miami Rockets dhe Nicola Fasanon. Shikoni si janë transformuar personazhet në videon më poshtë, natyrisht nën efektin e marijuanës./ Lapsi.al

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password