BREAKING NEWS

VIDEO/ Ndarja, Klaudia Pepa surprizë në studio Albi Nakos


Ndarje e tyre ishte një prej lajmeve më të komentuara të verës, sulmet në rrjetet sociale, po ashtu. Megjithëse ishte i ndarë në dy pjesë, me Klaudian apo me Albin, sërish publiku mbeti i ngrirë përpara ndarjes së një prej çifteve më të admiruar. Por ajo që i habiti të gjithë ishte fakti që fundi i dashurisë së tyre nuk u kthye në urrejtje, as në fshirje fotosh dhe unfollow në rrjetet sociale. Përkundrazi, tani duket sikur Klaudia dhe Albi po e mbështetin më shumë njëri-tjetrin para syve të të gjithëve. Dhe kjo, për ta, është gjëja më normale e mundshme. Marrëdhënia e pasndarjes vazhdon të jetë e ngushtë, tashmë e bazuar mbi respektin dhe dashamirësinë që ata kanë për njëri-tjetrin.

Një raport i tillë është i rrallë në shoqërinë tonë. Madje, këtë sapo e tregoi edhe vëtë balerina me mesazhin që dha në studion e “Rudina” për ish-bashkëshortin e saj.

Pasi Albi foli për raportin e tyre shumë të mirë pas ndarjes, Rudina i tha atij se, kur stafi i kishte kërkuar Klaudias të dërgonte një mesazh për Albin, ajo ishte treguar e gatshme.

Në një videomesazh, Klaudia tha: “Përshëndetje të gjithëve! Unë e di kush është sot aty dhe doja të bëja një përshëndetje dhe salutim special për një person të dashur, për maestron, për shokun dhe vëllain tim të madh. Respekt dhe mirënjohje gjithmonë për ty Albi dhe për familjen tënde të mrekullueshme. Një përqafim për ty dhe për Rudinën, përshëndetje të gjithëve…

Ishte një mesazh që Albi kurrsesi s’e kishte pritur, por, pa dyshim, u gëzua shumë. Ata vazhdojnë të komunikojnë bashkë, madje ai i di mirë edhe projektet e reja të Klaudias, të cilat kanë filluar të kristalizohen një nga një. Natyrisht, gëzon sukseset e saj pothuaj njësoj si ajo./ class







NGA KATEGORITE E TJERA

Para
CLOSE
CLOSE