lefuture

VIDEO/ Ndahet nga jeta aktorja, “Zana” e filmit “Rrugë të Bardha” vdes në Francë nga leuçemia

0450bbe997f16a37227de9da3e80ff72_l

Elida Cangonji, aktorja e disa roleve në filmat kinematografikë shqiptarë është ndarë sot nga jeta. E famshme sidomos për rolin e Zanës, vajzës së re që fliste në telefon me Dedën (personazhi i aktorit Rikard Ljarja) në filmin “Rrugë të bardha” ajo u shua sot në Francë. Agjencia e lajmeve “newsbomb.al”, raporton se artistja vuante nga leuçemia. Ajo ndodhej në Francë për kurim dhe vdiq pas një jave e shtruar. Elida Cangonji ishte me profesion psikologe. Ajo do të mbahet mend për disa role të rëndësishme në kinematografinë shqiptare në filmat “Në kufi të dy legjendave”, “Njeriu me top”, “Në fillim të verës”, etj.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password