“Një natë që duhet të ishte normale, por që kushedi se pse nuk është kurrë e tillë”. Kështu e përshkruan bukuroshja argjentinase Belen Rodriguez atë që ndodhi një ditë më parë. Siç raportojnë mediat në shtetin fqinjë, restoranti i prezantueses seksi u mbulua nga tymi. Kjo ka trembur jo pak të pranishmit por edhe vetë pronaren që ndodhej aty e që ka xhiruar gjithçka. Belen e ndau videon me ndjekësit e shumtë.