lefuture

VIDEO/ Myslimani nga Bulqiza me dy gra: E mora tjetrën për të përmirësuar të parën, kemi 10 fëmijë

myslimani

Një burrë që praktikon prej 15 vitesh fenë myslimane tregon arsyet që e shtynë drejt bigamisë, ndonëse ligji nuk e lejon. Ai thotë se ka zgjedhur të mbajë dy gra, më të cilat ka edhe 10 fëmijë me qëllim që e dyta të përmirësonte gruan e parë, atë që e mori me dashuri e që më pas filloi ta kundërshtojë. “Ajo bëhej nervoze, bërtiste dhe nuk ma dëgjonte fjalën”,- tregoi Besnik Basha në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24. Por çfarë ndodh tani në jetën e tij, shkruan “Balkanweb”? 45-vjeçari nga Fushë-Bulqiza nuk është i panjohur për publikun. Gruaja e parë për të cilën flet, Rudina 36-vjeçare e ka plagosur ndërsa ai ishte në gjumë, për shkak se u bë xheloze për gruan e dytë gjatë muajit korrik. Besniku ka apeluar që drejtësia ta falë atë, ndërsa tregon me detaje se çfarë ka ndodhur mes tyre.

z.Besnik ju jeni praktikant i fesë myslimane që prej 2001. Pse zgjodhët këtë rrugë?

Kjo nuk është në dëshirën time është diçka që më ra. Zoti është ai që më ka krijuar. Para 2001 kam qenë bektashi, adhurues i fesë

Ju deklaroni që keni jetuar me dy gra, jeni baba i 10 fëmijëve çfarë mund të na thoni për moralin?

Kam qenë i martuar me Rudinën para se ti futesha praktikumit të fesë.

Sa e pranoi ajo?

Në këtë fe nuk ka urdhërim. Ajo pa zgjedhjen time, ne duheshim njërime tjetrin i pëlqeu zgjedhja ime, u kënaq që hyra në këtë fe. Unë isha edhe me shkollë të lartë. E lashë alkoolin, iu përkushtova fesë dhe ajo pas kësaj i hyri fesë me dëshirë.

Si je njohur me Rudinën?

Njohja jonë ka qenë me shkuesi në Bulqizë. Shkova e pashë, më pëlqeu dhe u lidhëm me njëri-tjetrin.

Si ka qenë martesa suaj deri në 28 korrik të vitit 2001?

Nuk desha ta hap këtë çështje, por po jua them… Pas martesës pati mosbindje karshi meje.

Mos e trajtonit si skllave?

Përkundrazi, Kur të urdhëron burri për diçka duhet ta bëjë gruaja…

Edhe kur nuk i pëlqen?

Po unë nuk i kam bërë asnjë lloj pakorrektësie, ajo kishte nerva, bëhej shpesh nevrike …

Xhelozia mund të jetë prezente, por Allahu a e lejon që të bëni gruan xheloze?

Jo nuk është ashtu. Nuk e thotë Allahu ashtu. Mendoja se ajo do përmirësohej. I kam bërë thirrje Rudinës që të përmirësohet, pasi do kalojmë jetën bashkë.

Po ndoshta duhet të përmirësoheshit ju?

Po dhe unë duhet të isha përmirësuar. Nuk kisha njohuri të mjaftueshme për çështjen.

Në 2001 u bëtë praktikant i fesë myslimane, e detyruat Rudinën t’ju ndiqte?

Jo nuk e kam detyruar, ajo e ka ndjerë…

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password