close
Breaking NewsLajme

VIDEO/ Momenti kur policia hyn në shtëpinë e Sali Lushës për të gjetur Stresin

stresi-d-nohet-me-dy-muaj-burg-480×267

Policia e Tiranes ka publikuar videon e momenteve te sekuestrimit te armes se zjarrit me te cilen kane qelluar dy te rinjte qe jane shpallur ne kerkim, Stresi bashke me shokun e tij. Sipas burimeve, nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur më datë 31.12.2016, si dhe po kryhen veprime administrative për heqjen e lejes për mbajtje arme gjahu ndaj shtetasit Sali Lushaj, 61 vjeç, banues në Tiranë. Ne videon me poshte shihen momentet e ndryrjes se Policise ne banesen ku rrine prinderit e Stresit dhe perballja me te atin e tij, Sali Lushen, teksa i kerkojne te birin.

Stresit nuk i ndahen telashet, prapë në kërkim. Akuzat e policisë ndaj tij

Nuk sosin telashet për këngëtarin Arkimed Lusha, i njohur ndryshe si Stresi. Policia e Tiranës e ka shpallur atë në kërkim, së bashku me shokun e tij, pas një videoje ku të dy shfaqen duke qëlluar me armë.

 

stresi

Policia u vu në lëvizje pas filmimit ku Stresi dhe një 21-vjeçar kanë publikuar në rrjetet sociale sociale, duke gjuajtur në ajër me armë zjarri gjahu, të tipit “Shotgun”, në një ambient publik.

“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur më datë 31.12.2016, si dhe po kryhen veprime administrative për heqjen e lejes për mbajtje arme gjahu ndaj S. L., 61 vjeç, banues në Tiranë”- njofton policia.

arma

Për këtë arsye, blutë e Tiranës kanë shpallur në kërkim Arkimed Lusha., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë si dhe  E. L., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Është bërë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të:

• Një armë zjarri gjuetie, tip “Shotgun”

• Një automjeti tip “Audi”

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës se Parë Tiranë, për  veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prishje e qetësisë publike”./ Panorama

Tags : policiastresi
loading...