Biondja e bukur shqiptare Xhesika Berberi prej vitesh jeton në Amerikë, në përpjekje për të konsoliduar karrierën e saj si modele. Pamja dhe profesioni i saj i kanë dhënë mundësinë shqiptares së cilësuar si sozia e Gigi Hadid, që të bëhet pjesë e rrethit të më të famshmëve të botës. Ajo ka takuar yllin Selena Gomez. Videoja që vetë modelja ka publikuar në Instagram, nuk tregon një foto për kortezi, por një afrimitet më të madh. Selena e përqafon Xhesikën./ revistawho.com