lefuture

VIDEO/ “Mirëmëngjes Dashni”, Bruno rrëfen si lindi kjo këngë

d035d96bf72ff958514610989fcb7968

“Mirëmengjes Dashni” është një prej këngëve më të pëlqyera në këto javë prezantimi në festivalin e Këngës Magjike. I ftuar në Prive këtë javë, Bruno tregon se bashkëpunimin me Artjolën ai e quan shumë të rëndësishëm në karrierën e tij muzikore:

“Për mua është një eksperiencë dhe një duet që do të mbahet mend gjatë. Bashkëpunimi me Artjolën, me të madhen Artjola Toska, për mua është një nder i madh” – tregon Bruno.

Por si lindi “Mirëmëngjes Dashni”?: “Ka nisur nga një dëshirë e Artjolës, më pas e Florit dhe e imja bashkë dhe ja ku është… Flori kishte bërë një material, i cili ishte menduar për duet, por jo me Artjolën dhe me askënd tjetër, por ishte aty si këngë…”

Pasi Artjola kishte shprehur dëshirën për një bashkëpunim me Brunon dhe Flori kishte gati këngën, u mendua se do të ishte ide e mirë të prezantohej në Këngën Magjike, edhe pse vetë Bruno kishte një merak: “Kisha dhe frikën a do kombinonte zëri im me Artjolën..” – thotë ai.

Ideja për t’u prezantuar në Këngën Magjike erdhi natyrshëm, por Bruno tregon se fillimisht ka pasur edhe dyshime: “Mbase nuk do ishte më mirë, por thjeshtë në moment të fundit Florit i erdhi ideja që të ishte edhe në Këngën Magjike.”

Pas këtij projekti, ai ka një dëshirë tjetër: “Mbas këtij dueti me Artjolën duhet të mendoj diҫka solo, një këngë vetëm, një baladë, dua vërtet ta këndoj një baladë, ashtu siҫ dua, ashtu siҫ ma do shpirti…”

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password