VIDEO/ Luana Vjollca rrëfen jetën në emigrim: Ja çfarë më ktheu në Shqipëri

luana-550x359

E ftuara e rradhës në emisionin e Elvis Pupës “M’fal për shprehjen” ishte moderatorja e njohur, Luana Vjollca. Sigurisht ajo mbetet një nga personazhet më të komentuar e të pëlqyer në vendin tonë. Duke folur për jetën e saj, Luana është kthyer pas në kohë duke treguar se në jetën e saj ka provuar edhe të qenurit emigrante, gjë që pak veta mund ta dinin. Aktori i humorit, Elvis Pupa e ka pyetur bukuroshen nëse e ka provuar jetën jashtë vendit, por jo si turiste. E shpejtë ka qenë përgjigja e Luanës, teksa tha se ka emigruar drejt Belgjikës ku jeton edhe motra e saj e madhe. Megjithatë Luana ka thënë se nuk ka qëndruar gjatë, pasi nuk mund të rrinte larg Shqipërisë për shkak të dashurisë që ka për këtë vend. Moderatorja ka zbuluar edhe një element që vërteton patriotizmin e saj. Bëhet fjalë për tatuazhin e shqiponjës, që Luana ka në gisht. Së fundmi Luana Vjollca prezanton emisionin ‘Pa limit’.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password